Mobi Casa

ShBA-ja i dhuron FSK-së 55 automjete të blinduara – Osmani kërkon edhe helikopterë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e dhurimit të 55 automjeteve ushtarake të blinduara nga ShBA-ja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), tha se kjo është ditë e veçantë për popullin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, dhurimi i këtyre automjeteve është dëshmi se ShBA-ja ka qenë gjithmonë pranë Kosovës. Madje ajo ka garantuar se do të mbështesin çdo iniciativë të shtetit më të fortë ne botë, duke përmendur këtu strehimin e afganëve.

United Hospital

Këto pajisje tha ajo do t’i ndihmojnë ushtrisë të zgjerojë kapacitet, madje ka kërkuar që Kosova të pajiste edhe me helikopterë, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve.“Është ditë e veçantë për popullin e Kosovës ngase ShBA-ja po dhuron forcave tona 55 mjete ushtarake në vlerë të madhe që të thellohet ndërveprimi i ushtrisë sonë me forcat aleate”.“Jam e lumtur që po jetësohet ëndrra jonë që ushtria jonë të ushtroj kapacitete operacionale. Shpreh mirënjohje për presidentin Biden, Ambasadorit Kosnett e popullit amerikan”.“Ne u jemi përjetësisht mirënjohës dhe nuk do të rreshtin kurrë së ofruari dorën tonë të ndihmës siç po bëjmë me strehimin e afganëve”, tha ajo, raporton EO.

“Këto pajisje do të ju ndihmojnë që të zgjeroni edhe më tej kapacitete tuaja, aftësisë operacione të rrihen dukshëm dhe bashkë më ShBA-në të jemi garantues të paqes”.“Shpresoj që faza e ardhshme të ofrojë helikopter që mungojnë në Kosovës. Kërkojë ndihëm e aleatëve tanë për tu pajisur me këto edhe forca jonë. Sa më shpejt do ta mbyllim fazën e transformimit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.