ARKATANA

SHBA-ja do një qeveri kushtetuese, të ligjshme e transparente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova gjendet në një moment tepër të rëndësishëm demokratik, spektakolar, por edhe sfidues, kur pas zgjedhjeve të lira e të drejta i duhet ta krijojë Qeverinë e re në mënyrë kushtetuese. Kështu e cilësoi momentin e tanishëm politik në vend Victoria Nuland, ndihmëssekretare e Shtetit e SHBA-së për Evropë dhe Azi, e cila qëndroi të dielën në Kosovë.

Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, Nuland foli për situatën aktuale politike në Kosovë, duke u shprehu e bindur se liderët kosovarë, një pjesë e të cilëve edhe i ka takuar, do ta përdorin këtë moment me mençuri për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjet e vendit.

SHBA-ja, tha ajo, pret të shohë një rezultat ku dialogu do të vazhdojë.

FIDANISHTJA

Derisa insistoi se nuk i takon SHBA-së të përcaktojë mënyrën se si të arrihet përmbyllja e procesit zgjedhor, ndihmëssekretarja Nuland tregoi qartë se çka pret nga procesi politik në vend.

Lexojeni të plotë intervistën e Nuland në numrin e sotëm të Kohës Ditore, ku ajo ka folur edhe për perspektivën ekonomike dhe atë të energjisë në Kosovë dhe rajon, për nevojën e luftimit të korrupsionit, si dhe përballjen me sfidën e ekstremizmit fetar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.