Eko Higjiena

SHBA-ja dhe Gjermania: Bashkëpunoni me Specialen!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vendimet që dalin nga proceset gjyqësore duhet të pranohen nga një shtet ligjor. Kështu i ka thënë gazetës “Zëri” në një prononcim të saj ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se presin nga të gjithë individët dhe nga institucionet e Kosovës që të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale deri në momentin e sjelljes së vendimeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania presin që individët dhe institucionet kosovare të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale. SHBA-ja ka konfirmuar edhe një herë edhe për gazetën “Zëri” mbështetjen e plotë rreth funksionimit të Dhomave të Specializuara brenda mandatit që ka dhe në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Mobi Casa

Ndërkohë, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets në një prononcim të saj dhënë gazetës ka thënë se vendimet që dalin nga proceset gjyqësore duhet të pranohen nga një shtet ligjor.

Sipas saj, nisja e punës së kësaj Gjykate nuk ka nevojë ta gjejë Kosovën me institucione të formuara, pasi do të akuzohen individë dhe jo bartës të funksioneve apo të pozitave shtetërore. Në anën tjetër, partitë politike në Kosovë kanë thënë se pavarësisht asaj a pajtohen apo jo me formimin e kësaj Gjykate dhe të punës e saj tani ajo ka bazë juridike dhe si e tillë do të respektohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.