KKGJILAN

SHBA: Hillary Clinton nderohet me Medaljen e Lirisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është fituese e Medaljes së Lirisë për këtë vit.Këtë çmim, zonja Clinton, pritet ta marrë në ceremoninë e 10 Shtatorit në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfi.

Kjo qendër ka shpallur mbrëmë vonë se ish-sekretarja amerikane e shtetit, ish-zonja e parë dhe ish-senatore, do ta marrë çmimin për “karrierën e saj jetësore në shërbimin publik dhe për përpjekjet e saj për mbështetjen e grave dhe vajzave në gjithë botën”.

Medalja e Lirisë (Liberty Medal), është krijuar në vitin 1988.

Uji Dea

Qendra Kombëtare Kushtetuese këtë çmim e jep për çdo vit për personat që i kanë përparuar idealet e lirisë, demokracisë dhe barazisë.

Në mesin e fituesve të mëparshëm të këtij çmimi janë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ish-presidenti i Afrikës Jugore, Nelson Mandela, këngëtari dhe aktivisti për të drejtat e njeriut Bono, e të tjerë.