ARKATANA

SHBA do të vazhdojë të mbështesë zhvillimet demokratike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së legjislativit, zhvilloi sot takim me një grup kongresistësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë.

Në takim u bisedua për partneritetin e deritanishëm në mes Kongresit amerikan dhe Kuvendit të Kosovës, për përkrahjen e madhe që mekanizmat e Kongresit i kanë dhënë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tij legjislative dhe politike.

Z. Buchanan u shpreh se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si pjesë e përkrahjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.

HW

Kryetari Veseli falënderoi delegacionin e Kongresit Amerikan për këtë mbështetje, duke theksuar se ecja përpara e Kosovës dhe kapërcimi i sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht vendi ynë, varet nga partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore në përgjithësi.

Veseli dhe Buchanan gjithashtu vlerësuan se forcimi i institucioneve demokratike në Kosovë kërkon, mes tjerash, një përqendrim më të madh në fushën e ekonomisë, sepse zhvillimi ekonomik është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

http://koha.net/?id=27&l=71447

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.