Fundamenti

SHBA, amerikanëve: Festimet me armë, zakon në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në sytë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Shqipëria mbetet një vend me nivel të lartë rrezikshmërie jo vetëm gjatë momenteve të tensionuara, por edhe gjatë festimeve.

Përmes një mesazhi sigurie në gjuhën angleze, që mban datën 28 dhjetor, Ambasada Amerikane njofton nënshtetasit e vet në Shqipëri të bëjnë kujdes nga fishekzjarrët dhe veçanërisht nga plumbat pa adresë të qëlluar nga festuesit.

“Nga plumbat qorrë të shtënë me armë zjarri për shkak të festimeve mund të pësohen plagë serioze, madje edhe vdekje”, shkruhet në mesazhin që ambasada u drejton shtetasve që gjenden në Shqipëri.

Si asnjë prej përfaqësive të tjera në vendet e rajonit, ambasada amerikane në Shqipëri u bën me dije qytetarëve të vet se fishekzjarret e të shtënat festive me armë janë një fenomen mëse i zakonshëm në vend dhe se momentet më të rrezikshme janë mesnata e datës 31 dhjetor dhe ajo e 1 janarit.

Uji Dea

“Ambasada USA i informon qytetarët e vet se fishekzjarret dhe të shtënat festive me armë zjarri janë fenomen i zakonshëm në Shqipëri dhe shtohen ndjeshëm gjatë festave”, shkruhet në mesazhin e datës 28 dhjetor, raporton BW.

Më tej ambasada i këshillonte qytetarët amerikanë të bënin kujdes gjatë gjithë periudhës së festimeve, ndërkohë që i rekomandonte që fishekzjarret t’i kundronin nga një distancë e sigurt, por veçanërisht t’u rrinë larg turmave të mëdha ku njerëzit mund të qëllojnë me armë.

“Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë gjithë kujdesin e nevojshëm gjatë sezonit të festimeve dhe rekomandohen t’i ndjekin fishekzjarret nga një distancë sigurie, veçanërisht gjatë natës së ndërrimit të viteve. Ambasada USA këshillon gjithashtu të gjithë qytetarët amerikanë të shmangin turmat e mëdha, ku individë shtinë me armë për të festuar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.