KKVITI

SHBA, 2012: Facebook, fjala më e kërkuar në internet

/ 1 minutë lexim

Për vitin e katërt me radhë, Facebook ka fituar titullin e termit më të kërkuar në internet. Më konkretisht, Facebook ka marrë 4.13 për qind të totalit të kërkimeve, një rritje prej 33 për qind nga viti i kaluar.

Të dhënat e fundit nga Experian, e cila ka analizuar 68 fjalët më të famshme të motorëve të kërkimit në SHBA, thonë se Facebook, YouTube, Craigslist, Facebook Login, Facebook.com, www.facebook.com, Yahoo, Ebay, MapQuest, dhe Amazon përbëjnë dhjetëshen e parë të kërkimeve online.

ARKATANA

Siç mund të shihet, Facebook dominon listat përsëri. Faqja e rrjetit më të madh social në botë kryeson vizitat e internetit për të tretin vit, duke marrë 79.1 miliardë vizita në total në SHBA në vitin 2012, duke mposhtur rivalin Google me 78.5 miliardë nga totali i vizitave.

Bashkë me Facebook dhe Google, në top pesëshen e parë të faqeve më të vizituara në SHBA ishin: YouTube (25.9 miliardë), Yahoo! Mail (22.2 miliardë) dhe Yahoo! (20.8 miliardë).