Hidromorava

SHBA, 17-vjeçaria fjeti 64 ditë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

SHBA – Shpesh ankohemi se kemi pak kohë për të pushuar e presim fundjavën për të bërë një gjumë më të gjatë e më të qetë, por kjo vajzë ka një tjetër problem. Nicole Delien, 17 vjeç nga Pittsburgh ka qëndruar në gjumë për 64 ditë me radhë. Nicole vuan nga një çrregullim i rrallë i quajtur ‘Kleine-Levin’.

Nëna e vajzës thotë se kur Nicole kapet nga sindroma e gjumit, ajo fle 18 deri në 19 orë në ditë dhe kur ajo ngrihet për të ngrënë ose shkon në banjo është në gjendje somnambulizmi dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë.

Mobi Casa

Simptomat e para të sëmundjes u shfaqën kur ajo ishte rreth shtatë vjeç, prindërit e saj kishin shkuar në shumë spitale dhe në shumë specialistë, por për vite askush nuk ka qenë në gjendje të kuptoj se çfarë problemi kishte vajza, derisa u diagnostikua me KLS.(BW)