Shatri lidhje të forta me pronarët e arrestuar të “Play 4 Win”
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, tani kryetar i Komisionit të Buxhetit në partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Armërinë e Kosovës, ka lidhje të forta me pronarët e arrestuar të lojërave të fatit “Apex Games”, të cilët dyshohen se kanë kryer disa vepra penale prej vitesh.
Shatri ndonëse mohon se ka pasur kontratë pune në firmën e vëllezërve Astrit dhe Arben Krasniqi, ai pranon se u ka dhënë këshilla miqve të tij për biznesin si njohës i fushës së ekonomisë.
Por, këto lidhje mes Krasniqëve e Shatrit, nuk e pengojnë këtë të fundit që të dalë në media dhe të flasë për buxhetin e shtetit. Gazeta Tribuna ka kontaktuar me ish ministrin Shatri i cili ka thënë se pronarët e “Play 4 Win” i ka shokë, por që asnjëherë nuk ka pasur kontratë pune me ta…(Tribuna)


