Mobi Casa

Shasivari: DMSH nuk ka ditur të menaxhoj në mënyrë profesionale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Abdullah Shasivari kryetar i komisionit për mbrojtje dhe shpëtim në LDK në një konferencë për medie tha se drejtori aktual dhe DMSH nuk ka qenë e aftë të menaxhojë në mënyrë profesionale me situatën e krijuar në Gjilan.

Shasivari në një takim me gazetarët ka folur për dobësitë që e kanë përshkruar DMSH në Gjilan, mungesën e kapaciteteve profesionale, dhe mungesën për të marrë përgjegjësi për ta avancuar dhe profesionalizuar kompletë këtë sektor të rëndësishëm shoqëror.

Shasivari në mënyrë tabelare ka përshkruar tërë organizimin e ri që duhet të ketë në mandatin 4 vjeçar, kuptohet nëse fiton LDK-ja. Sipas tij DMSH aktualisht nuk ka treguar kapacitete profesionale për të menaxhuar me fatkeqësitë natyrore, tërmetet, zjarret etj.

Shasivari tha se drejtori aktual nuk ka treguar aftësi për të menaxhuar në mënyrë profesionale sepse kanë munguar projektet strategjike dhe planet konkrete. Sipas tij kësaj drejtorie i kanë munguar planet e rasteve të fatkeqësive natyrore, masat preventive janë gjysmake, mungojnë planet për vetëdijesimin e qytetarëve nga tërmetet, vetëdijesimi nga zjarret, mungojnë ose nuk mirëmbahen strehimoret publike etj.

Hidromorava

Shasivari tha se DMSH nuk ka bashkëpunim të mirë me KFOR-in, policinë kurse pasojat e këtyre mos koordinimeve dhe mos vetëdijesimeve të qytetarëve godasin direk qytetarët ku për pasojë kemi pasur disa zjarre individuale si në Bresalc, Zhegoc, Përlepnicë, Cërrnicë etj.

Shasivari tha se zjarri më i frekuentuar këtë vit ka qenë në pikën Dobrosin – Sllubicë – Bilinicë. Sipas Shasivarit LDK e ka të përgatitur në mënyrë profesionale tërë skemën e organizimit të DMSH dhe ne si subjekt politikë jemi të interesuar që qytetarëve tanë tu ofrojmë siguri me standarde profesionale duke ndërtuar kapacitete të mjaftueshme.

Shasivari tha se ndër projektet me prioritet që pritet t`i realizoj LDK-ja , (kuptohet nëse fiton) , mbeten formimi i çerdhes së alarmimit, ndërtimi i stacionit të zjarrfikësve, dhe kompletimi i stacionit të zjarrfikësve. Të gjitha këto projekte kapin një kosto prej 668 mijë eurove tha Shasivari./rajonipress/

Mund të ju interesoj: