FITORJA

Shasha: Nëse këtë vit s’ka vendim për vizat, gjërat do të komplikohen

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), ka konsideruar se Kosova është duke hyrë në një periudhë kritike sa i përket çështjes së vizave. Sipas tij, nisur situata aktuale shihet se ka ende shumë vende të BE-së që janë skeptike sa i përket liberalizimit për Kosovën, raporton zeri.info.

“Dinamika që po e shohim ditëve të fundit është që kemi një kundërshtim apo hezitim prej vendeve anëtare, që hezitojnë të marrin vendimin pozitiv për t’i liberalizuar vizat për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, institucionet e Kosovës po tentojnë që ta fajësojnë Bashkimin Evropian lidhur me këtë çështje.

“Po shohim një tendencë prej institucioneve që të fillohet me një fajësi ndaj BE-së për moslibneralizimin e vizave deri në fundvit. Kjo është e paqëndrueshme, pasi që BE asnjëherë nuk ka premtuar ose nuk ka deklaruar që liberalizimi i vizave do të ndodhë deri në fund të këtij viti. Këtë narracion e kanë ndërtuar udhëheqësit e institucioneve me deklaratat publike, ku shohim se janë deklarata joreale që nuk mund të arrihen”, ka nënvizuar ai.

Megjithëkëtë, Shasha ka thënë se EPIK shpreson ende që deri në fund të vitit të merret një vendim pozitiv për vizat. Porse, një opsion i tillë sipas tij, me kalimin e ditëve po vjen duke u venitur.

Mobi Casa

“Sidoqoftë me kalimin e çdo dite edhe ky skenar pozitiv është duke u vendosur në dyshim. Kur i afrohemi dalëngadalë fundit të vitit po e dëshmojmë që edhe ky skenar po tregohet gati i pamundur”, ka potencuar ai gjatë një prononcimi për “Zërin”.

Rrjedhimisht, në rast se këtë vit nuk ka një vendim pozitiv për heqjen e vizave, ai ka paralajmëruar komplikim të situatës rreth liberalizimit.

“Çka mund të themi është që nëse hyjmë në vitin 2019 pa një vendim për liberalizimin e vizave, gjërat do të bëhen shumë më komplekse”, ka potencuar ai, teksa ka numëruar tri arsyet që do ta komplikojnë këtë çështje.

“Së pari, për shkak së marrjes së presidencës rumune nga 1 janari, shtet i cili nuk njeh pavarësinë e Kosovës, së dyti për shkak të intensifikimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe së treti për shkak të zhvillimeve sa i përket finalizimit së Brex-it apo daljes së Anglisë nga BE-ja”, ka nënvizuar ai.

Përgjatë gjithë kësaj kohe sipas tij, Kosova po dështon të tregojë storie suksesi në sundimin e ligjit, ndërkohë që vendet anëtare të BE-së siç ai është shprehur, janë duke përcjellë nga së afërmi gjitha zhvillimet në Kosovë. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.