Hidromorava

Sharrcem prezanton Raportin Vjetor 2015

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Gjatë forumit të katërt të hisedarëve, sot në Prishtinë Kompania e vetme në Kosovë për prodhimin e çimentos, festoi 80-të vjetorin e themelimit dhe me këtë rast prezantoi Raportin Vjetor 2015 CSR. Në këtë event ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të vendit, ministra, përfaqësues të komunës së Hanit të Elezit, ambasadorë, përfaqësues të organizatave qeveritare dhe jo-qeveritare, miq dhe bashkëpunëtorë.

Drejtori menaxhues i Sharrcem Emanuel Mittsou ka përshëndetur të pranishmit dhe ka shprehur urimet e tij më të përzemërta më rastin e ditëlindjes së fabrikës. Mittsou ka theksuar – “Përveç suksesit në arritjet e suksesit biznesor, kjo kompani ka arritur të këtë edhe një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me punëtorët e saj, të cilët janë kryesisht qytetarë të Hanit të Elezit “.

Ndërsa, kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma ndër të tjera tha – “Sharrcem është model për kompanitë e tjera, pasi që punëson afro 500 punëtorë. Kjo kompani ka punuar intensivisht që në vendin tonë të zhvillohet bujqësia dhe blektoria me shumë projekte. Ai ka theksuar që Sharrcem ka qenë pranë qytetarëve në shumë aktivitete humanitare dhe shoqërore duke u bërë model i sjelljes ndaj punëtorëve dhe komunitetit.

E pranishme në eventin e organizuar nga Sharrcem ishte edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e cila ka theksuar që Sharrcem na ka bërë të ndihemi krenar sa herë që kemi kontakte me investitorët tjerë.

Fjalë përshëndetëse për Sharrcem pati edhe Shpend Balija i cili tha – “Njëjtë si Sharrcem edhe kompanitë tjera duhet të krijojnë vende të reja të punës, ku përmes këtyre praktikave ngritët edhe standardi i jetesës në Kosovë.”

Uji Dea

Gjatë konferencës është shfaqur video përmbledhëse e cila ka prezantuar në pika të shkurta Raportin Vjetor të CSR 2015. Ky raport paraqet punën e fabrikës, të arriturat, projektet dhe përkushtimin e vazhdueshme të Sharrcem ndaj komunitetit përmes projektit të LAB, nga i cili qytetarë të shumtë të Hanit të Elezit kanë përfituar në forma të ndryshme për përmes trajnimeve dhe financimeve, me qëllim të hapjes së bizneseve të reja.

Në raport ndër të tjera theksohet rëndësia që Sharrcem i kushton sigurisë së punëtorëve dhe mbrojtjes së ambientit.

Festa vazhdoi me përformace të përbashkët të valltarëve nga Greqia dhe atyre nga Hani i Elezit.

Nën tingujt e lehtë të muzikës u përmbyll konferenca duke falënderuar secilin nga partnerët për kontributin e dhënë. Festa vazhdoi me darkën e organizuar me këtë rast.