Fundamenti

Shaqiri zbulon synimet me Liverpoolin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Xherdan Shaqiri e ka pranuar se sfida më e madhe me të cilën do të përballet tani Liverpooli është të qëndrojë në nivelin më të lartë dhe të jetë në garë për trofetë e mëdha çdo vit.

Skuadra e Jurgen Kloppit shijoi suksese të shumta gjatë 12 muajve të vitit 2019, përderisa arritën t’i grumbullojnë trofetë e Ligës së Kampionëve, Superkupës së UEFA-s dhe Kupës së Botës për Klube, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli arriti ta krijojë një epërsi prej 25 pikësh në krye të tabelës së Premierligës para se futbolli të suspendohej shkaku i virusit Covid-19, që tani e ka vënë në dyshim trofeun e parë të Liverpoolit si kampion i Anglisë në 30 vjet.

Por, pavarësisht se a arrin Liverpooli të shpallet kampion i Anglisë këtë sezon, Shaqiri e ka vlerësuar si një arritje të madhe suksesin e skuadrës së tij këtë sezon.

“Titulli i Premierligës është veçanërisht shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe për shumë prej lojtarëve këtu sepse jo shumë lojtarë kanë fituar trofe. Është e rëndësishme edhe për ata, gjithashtu”, ka thënë Shaqiri.

ARKATANA

“Për disa vjet gjithmonë po vinte, po vinte dhe luanim mirë, por s’kishte titull. Ky klub i madh duhet të luftojë çdo vit për titullin. Tani më duket se mentaliteti fitues është këtu dhe është e rëndësishme, dhe e vështirë, të tentojmë të qëndrojmë në nivelin më të lartë. Kjo është sfida më e madhe për klubin tani”.

“Ishte një vit i pabesueshëm për ne në vitin 2019. Për fat të keq s’e fituam ligën, por ishte e mrekullueshme për Liverpoolin ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve. Për mua, ishte hera e dytë”.

“Nuk i harron kurrë ndjenjat e tilla, këto lloj trofesh që i fiton me skuadrën tënde. Dhe të festosh me tifozët, pas një kohë të gjatë që ata s’kishin festuar diçka kaq të madhe në qytet, ishte thjesht e mrekullueshme”.

“Potenciali për këtë skuadër është shumë i madh, mendoj se ne mund të shkojmë sa më lart që është e mundur. Por, ne kemi nevojë të qëndrojmë në gishtërinjtë tonë dhe të jemi në nivelin tonë më të mirë që të jemi shumë, shumë të suksesshëm”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.