Shaqiri vazhdon me tre flamuj
Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka prezantuar këpucët e reja të cilat do t’i përdorë tani e tutje.
Futbollisti i lindur në Kosovë e që mbron ngjyrat e Zvicrës ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihen këpucët e reja, njofton Kosovapress.
Ngjashëm si deri më tani, ish-ylli i Baselit në këpucët e tij do të mbajë tre flamuj, atë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Zvicrës.
Veç kësaj, në këpucët e 20-vjeçarit janë të shkruar edhe emrat e dy vëllezërve dhe motrës së tij.
Shaqiri i kthehet aksionit të shtunën me Bayernin, për të zhvilluar derbin e javës si mysafir i Schalke.