Fundamenti

Shaqiri titullar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri pritet të debutojë nga minuta e parë, në ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias.

Trajneri Roberto Mancini është i bindur të startojë me mesfushorin kosovar të mërkurën mbrëma, pasi 21 vjeçari u fut në lojë në minutat e fundit të ndeshjes së fundmi me Empolin në udhëtim.

Fundamenti

Përfaqësuesi zviceran u transferua në Inter nga Bayern Munichu ditë më parë, ndërsa u prit si hero në Itali.

Dhe, futbollisti gjilanas e ka mundësinë të tregohet në ndeshjen e nesërme, pasi në duelin e parë të tij nuk pati minutazh të mjaftueshëm për ta bërë një gjë të tillë