Shaqiri thotë se është i lumtur dhe e presin gjëra të mira në Liverpool

/ 2 minuta lexim

Xherdan Shaqiri i ka hedhur poshtë spekulimet e ditëve të fundit se ai do t’i bashkohet klubit turk Galatasaray, duke thënë të premten për fazën zyrtare të klubit se është shumë i lumtur në Liverpool dhe se do të jetë edhe më i lumtur me kalimin e kohës ne “Anfield”.

Shaqiri e ka filluar për së mbari stinorin e tij të parë me Liverpoolin pas kalimit që erdhi gjatë verës nga Stoke City, mirëpo për shkak se nuk u ftua nga Jurgen Klopp për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, filluan spekulimet për një largim të tij.

“Procesi është duke shkuar mirë, mendoj se mund ta shihni edhe në fushë”, ka thënë kosovari me nënshtetësi zvicerane.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po përshtatem shumë mirë, por mendoj se do të jetë edhe më mirë në të ardhmen. Jam shumë i lumtur”.

Uji Dea

“Trajneri më ka ndihmuar shumë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Jam shumë i lumtur këtu, dhe po tentoj që të jap më të mirë çdo ditë në stërvitje sepse ende jam i ri dhe mund të bëj shumë gjëra. Jam duke mësuar shumë gjëra me Jurgenin dhe jam shumë i lumtur”.

“Po tentoj që ta ndihmoj skuadrën kur kanë nevojë për mua, kur filloj nga fillimi apo nga banka rezervë”.

Në 10 paraqitje të tij në të gjitha garat, Shaqiri ka një gol dhe tre asistime. Liverpooli të dielën e pret në shtëpi Fulhamin në kuadër të Premierligës. /Gazeta Express/