KKVITI

Shaqiri: Të bashkuar mund të arrijmë shumë, e dëshmuam ndaj Barcelonës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri ka këmbëngulur se Liverpooli kurrë nuk do ta kishte arritur rishikimin historik ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sikur mos të kishte qenë për unitetin mes lojtarëve.

Prandaj, ylli kosovari i Zvicrës, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij te Liverpooli para finales së madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit që së bashku ata mund të arrijnë edhe më shumë, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e Jurgen Klopp e arriti finalen e dytë radhazi në garën elitare evropiane pasi e mundi 4:0 Barçën në ndeshjet e kthimit në Anfield, edhe pse ndeshjen e parë e kishte humbur 3:0.

FIDANISHTJA

Të kuqtë tani janë duke u përgatitur në kampin stërvitor në Marbella, për finalen e 1 qershorit në Wanda Metropolitano në Madrid. Shaqiri beson se kjo do t’i ndihmojë skuadrës të jetë edhe më e bashkuar.

“Së bashku, ne mund të arrijmë shumë, këtë e kemi parë në ndeshjet si ajo ndaj Barcelonës, për shembull”, shtoi ai.

Shaqiri është në kërkim të lavdisë në Champions për herë të dytë. Ai e fitoi garën më të dëshirueshme për klube në vitin 2013 me Bayern Munich. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.