Shaqiri: Stoke më jep mundësi zhvillimi
Xherdan Shaqiri është i vetëdijshëm për emrin që ka skuadra e tij Stoke City, por ai është i bindur se klubi anglez do ta ndihmojë atë.
Në një intervistë dhënë për FIFA.com, Xherdan Shaqiri ka folur për aventurën e tij tek skuadra angleze, por edhe për Përfaqësuesen e Zvicrës, ku kujton het-trikun e shënuar në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’.
“Unë e kuptoj që Stoke nuk e ka reputacionin që kishte Bayerni dhe Interi, por klubi do të më ndihmojë mua”.
“Këtu kam ardhur për tu zhvilluar edhe më shumë si lojtar dhe si njeri. Stoke ka një projekt për të shkuar në Evropë dhe kjo më ka joshur mua që të vijë këtu”.
“Në botëror kam shënuar tre gola pasi kam pasur një përkrahje të madhe dhe topi më ka mbetur një kujtim i mirë”.
“Por kur luan ndaj skuadrave të mëdha si Argjentina duhet shfrytëzuar çdo rast që të vije pasi në të kundërtën pëson”, përfundoi mesfushori kosovar. /Telegrafi/


