Fundamenti

Shaqiri: Shqiptarë krenohuni me ne

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri u shpall nga FIFA lojtari i ndeshjes në takimin Zvicër – Ekuador. Ylli i Kosovës dhe Përfaqësueses helvetike ndihet tejet i lumtur që shqiptarët, veçanërisht ata nga Kosova po i përkrahin. 22-vjeçari nga Gjilani thotë se fitorja ndaj Ekuadorit i ka lënë “me këmbë në tokë”.

Të dy ndeshjet e ardhshme i parashikon të vështira. “Fitoren ndaj Ekuadorit ia dedikojë gjithë njerëzve që e përkrahin Zvicrën. Unë jam shumë i lumtur që njerëzit e Kosovës qëndrojnë pas nesh”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për gazetën Arena.

Mobi Casa

Të premten Zvicra luan me Francën, kurse takimin e fundit në grup e zhvillon me modestët e Hondurasit. Një fitore nga dy ndeshjet e radhës e dërgon në 1/8 e finales. Por, a mundet Zvicra sipas Shaqirit të prek çerekfinalen. “Na lejoni të qëndrojmë me këmbë në tokë. Kjo ishte vetëm një fitore në një ndeshje. Dy takimet tjera po na presin dhe që të dyja janë ndeshje të vështira. Na lejoni t’i bëjmë gjërat ashtu si i kemi bërë qe disa vjet”…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.