KKGJILAN

Shaqiri shpreson t’i arsyetojë paratë e shpenzuara

/ 1 minutë lexim

Munich – Mesfushori Xherdan Shaqiri shpreson që paratë e derdhura për të nga Bayern Muncheni t’i arsyetojë. Ai thotë se deri më tash trajneri i ekipit bavarez, Jupp Heynckes, është i kënaqur me të, njësoj si ai për paraqitjet e tij.

Shaqiri gjatë kësaj vere u transferua nga Baseli te Bayern Muncheni për 12.5 milionë euro. “Unë shpresoj se do të jenë me vlerë për ekipin dhe të arsyetojë ato para. Mendoj se deri në këtë ditë klubi është i kënaqur me mua. Gjithsesi edhe unë jam shumë i kënaqur. Unë mendojë se Jupp Heynckes po më jep hapësirë”, ka thënë Shaqiri, njofton të martën “fussballtransfer.com”.

RCCOLA

Reprezentuesi i Zvicrës këtë edicion ka asistuar dy herë në tetë paraqitje në Bundesligën gjermane.