Shaqiri s’është në formë, titullar ndaj Milanit
Xherdan Shaqiri pritet të luajë si titullarë të dielën në derbin e madh që Interi i tij do ta zhvillojë ndaj rivalit të përbetuar, Milanit. Por, kjo nuk do të thotë se ylli kosovar është në formë optimale.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se Shaqiri do ta arrijë formën maksimale vetëm në edicionin e ardhshëm. “Ai është një lojtar i cili vjen në një skuadër të re, në një ligë të re, dhe është normale të ketë rënie”, ka deklaruar Mancini për mediat italiane. “Sigurisht se në stinorin e ri ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka theksuar ai. Shaqiri nuk është aktivizuar fare në ndeshjen e fundit, por do ta sfidojë të dielën gjigantin italian, Milanin. /Zëri


