GRANDEMALL

Shaqiri: Ribery, gjithnjë i gatshëm për ndihmë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Është mirë të kesh Frankun në afërsi. Kur kam pyetje ose jam i pasigurt për ndonjë gjë, ai më ndihmon gjithmonë”.

Për shkak të pozicioneve të ngjashme që mbulojnë në fushë, ata duhej të ishin rivalë, por janë miq shembullorë. Xherdan Shaqiri 20 dhe Franc Ribery 29 vjeçar, përveç bashkëlojtarë në Bajern, janë edhe fqinj me njëri tjetrin.

“Është mirë të kesh Frankun në afërsi. Kur kam pyetje ose jam i pasigurt për ndonjë gjë, ai më ndihmon gjithmonë”, ka thënë lojtari që ka fituar tashmë edhe simpatinë e publikut të Bajernit, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për gazetën germane “tz”.

Fundamenti

Shaqiri, në dy nga tri ndeshjet e deritashme në bundesligë ka luajtur që nga fillimi, dmth në njëmbëdhjetëshen e parë. Por, në të dy rastet ai është angazhuar falë lëndimit të Ribery-t.

Megjithatë, shqiptari ambicioz beson se do të ketë vend për të në ekip edhe kur të gjithë lojtarët të jenë në gjendje të mirë. “Jam relativisht polivalent, mund të luaj në mesfushë në të gjitha pozicionet. Kjo është me siguri përparësi për mua”, ka thënë Shaqiri në intervistë.

Mbetet të shpresohet se këto cilësi Shaqiri do të ketë rastin t`i dëshmojë në ndeshjen e parë të bajernit në kuadër të Ligës së kampionëve kundër FC Valencia që luhet të mërkurën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.