UBT

Shaqiri përgëzohet për spektaklin që dhuroi ndaj Lituanisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Xherdan Shaqiri ka dhuruar spektakël të shtunën mbrëma dhe i ka siguruar Zvicrës një fitore bindëse me shifrat 4:0 në ndeshjen eliminatore për “Euro 2016” kundër Lituanisë.

Shaqiri realizoi dy gola dhe asistoi një në këtë fitore të “helvetikëve”. Ai nuk festoi golat duke bërë me duar “shqiponjën”, por në stadiumin në St. Gallen kishte frymë shqiptare, pasi ishin prezentë mjaft flamuj shqiptarë dhe flamuj të Kosovës.

“Një asist, dy gola. Me 23 vjet ka arritur në shifrën e 15 golave me përfaqësuesen. I jashtëzakonshëm”, ka komentuar gazeta “Blick” derisa i ka dhënë Shaqirit notën maksimale, gjashtë. Ai ishte lojtari më i vlerësuar te Zvicra.

ARKATANA

Shaqiri asistoi në golin e parë të Zvicrës, ndërsa realizoi golin e tretë me një gjuajtje me kokë në minutën e 80-të, dhe golin e katërt me një gjuajtje me thembër.
Zvicra me fitoren e shënuar zë vendin e tretë në Grupin E me gjashtë pikë nga katër ndeshje, ndërsa grupin e kryeson Anglia me 12 pikë.
“Ne kemi luajtur në sulm për mrekulli, edhe pse në pjesën e parë nuk ishim aq të saktë”, ka thënë Shaqiri.

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviq ka përgëzuar gjilanasin për paraqitje.

“Jam i lumtur me fitoren. Kemi marrë tri pikë dhe kemi lënë përshtypje të mirë. Kemi luajtur siç kemi planifikuar”. (Koha Ditore)
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.