Shaqiri: Pasi mbeta te Bayerni, duhet ta jap maksimumin

Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur me fitoren e fundit të Bayern Munichut.Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka shprehur kënaqësinë e tij që luajti si titullar në fitoren 4:0 të Bayernit kundër Hannoverit.
Ai theksoi se gjithmonë do ta jap maksimumin për skuadrën bavareze, ndonëse do të kishte preferuar të largohej.
“Unë ende kam kontratë deri në vitin 2016 dhe klubi më ka thënë se unë nuk mund të largohem, kësisoj duhet ta pranojë një gjë të tillë”, u shpreh Shaqiri.
“Përderisa jam këtu, unë do ta jap maksimumin. Do ta jap më të mirën time në stërvitje dhe kur trajneri më shpërblen me paraqitje, sikurse sot kundër Hannoverit, atëherë është edhe më mirë”, shtoi tuje Xherdani.