Shaqiri nuk starton, tifozët e Liverpoolit kanë një kërkesë të ‘çmendur’ për Klopp

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Liverpooli do të përballet sonte me Watfordin në Premierligë, për ta kërkuar fitoren e radhës në mënyrë që ta ruajë kreun e tabelës.

Pas barazimit pa gola ndaj Manchester Unitedit, “Të Kuqtë” kërkojnë sonte tri pikë të plota në “Anfield”.

As sonte, trajneri Jurgen Klopp nuk ka vendosur të startojë nga minuta e parë me mesfushorin nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkruan Zëri.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Wijnaldum, Milner; Salah, Origi, Sadio Mane.

RCCOLA

Reprezentuesi i Zvicrës është lënë edhe sonte në bankën rezervë, por ai pritej të luante nga fillimi pasi Roberto Firmino është i lënduar.

Megjithatë, vendimi i Klopp nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Liverpoolit, të cilët kanë kritika për teknikun gjerman përmes rrjeteve sociale.

“Xherdan Shaqiri dhe Naby Keita në bankën rezervë. Është koha që t’i ndajmë rrugët me ty Jurgen, ju na zhgënjeni në kohë të mëdha”, shkroi një tifoz në Twitter.

Një tjetër shkroi: “E gjitha që jam duke thënë është se Xherdan Shaqiri është ‘viktimë’ e një trajneri të dobët”./Zëri/