ARKATANA

Shaqiri nuk shkoi te Zvicra, lojtarët flasin për vendimin e tij

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Shaqiri arriti në kampin e Zvicrës të hënën, por nuk ishte Xherdani, por vëllai i tij i madh, Erdini, i cili është menaxher i Breel Embolos.

Ylli i Liverpoolit ka preferuar që të fokusohet te skuadra e tij, duke refuzuar Zvicrën, shkruan Blick.

Mbrojtësi Silvan Widmer, flet për mungesën e Shaqirit.

“Kjo është e veçantë me siguri. Dhe gjithashtu për keqardhje. Shaq është një djalë i shkëlqyeshëm, shpresoj se do të kthehet herën tjetër. Por për fat të mirë ne nuk jemi të varur nga lojtarët individual këtu në Nati”, thotë ai.

HW

Edhe portieri Yann Sommer, ka thënë se është e qartë se Shaqiri është shndrruar në qendër të vëmendjes dhe nuk mund të anashkalohet fakti se ai nuk është grumbulluar me ekipin, përcjell albinfo.ch.

Gjithsesi ai ka shmangur polemikat.

Trajneri Vladimir Petkoviq ka thënë se e kupton Shaqirin dhe nuk ka nevojë për shqetësime. Zvicra në kualifikimet e Euro 2020 do të përballet me Irlandën dhe më pas me Gjibraltarin+

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.