Shaqiri nuk pret, i përgjigjet Interit
Xherdan Shaqiri i është përgjigjur menjëherë Interit. Xherdan Shaqiri ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit, nga Gianluca Di Marzio, se Interi ka arritur marrëveshje me Stoke Cityn që ta shesë për 17 milion euro.
Reprezentuesi i Zvicrës ka publikuar një fotot në Facebook ku shihet duke ushtruar individualisht për sezonin e ri.
“Ushtrimet kanë përfunduar, faleminderit Fitnes Parcours”, ka shkruar Shaqiri, i cili duket se i ka bërë me dije Interit se nuk dëshiron të largohet.
Shaqiri erdhi në Inter gjatë dimrit nga Byern Munich, por ka dëshpëruar me lojën e treguar te Neroazzurrët. /Express/


