RCCOLA

Shaqiri: Nuk i lë prindërit të punojnë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “nzz.ch” ylli i ri i Bayernit, Xherdan Shaqiri, ka folur për familjen e tij, Bayernin, si dhe për mikun, Granit Xhakën.

“Bayerni më ka ofruar kushte tejet të mira, dhe tani unë kam provuar dy lloje të jetave, atë si i varfër dhe tani si i pasur. Unë nuk i lejojë më që prindërit e mi të punojnë, që të zgjohen në 7 të mëngjesit dhe të shkojnë në punë, pasi ata nuk janë më të rinj, dhe do t’i mbajë personalisht për pjesën tjetër të jetës”, shprehet gjilanasi.

Më tejë numri 11 i bavarezëve, ka folur edhe për klubin e tij, ku tregon për emocionet që kishte në fillim, dhe besimin e fituar nga trajneri Jupp Heynckes.

Fundamenti

“Ndihem mirë tani pasi kam fituar edhe besimin nga trajneri, dhe jam përshtatur shumë mirë me këtë grup të lojtarëve. Për Bayernin do të bëjë gjithçka që kërkohet nga unë, pasi gjithmonë e kam ëndërruar këtë fanellë dhe do të bëjë çmos që të bëjë histori me skuadrën time”, shprehet 21 vjeçari.

Nuk e harroi as Granit Xhakën, ndaj të cilit kishte fituar bastin se do të shënoj gol ndaj skuadrës së tij, por që edhe tregon se tani më rrallë kontaktojnë.

“Më në fund arrita të shënoja golin e parë në Bundesligë, atë ndaj Gladbahut, dhe u ndjeva shumë mirë që fitova bastin edhe me Granit Xhakën. Në fillim të sezonit kontaktonim më shumë me sms, por tani jo edhe shumë, pasi nuk jam një njeri që interesohem për dikë se a është titullar apo në stol. Graniti e di mirë se çfarë duhet të bëjë, ai nuk e ka nevojën për ndihmën time, ashtu sikur nuk kam nevoj unë për ndihmën e tij”, përfundoi “Shaqa”.(Betim Zeqiri/ORAinfo)