Shaqiri nuk i frikësohet largimit

Nuk është hera e parë që vihet në dyshim e ardhmja e yllit kosovar, Xherdan Shaqiri, te Bayerni. Me ardhjen e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, edhe vendi i ‘Xhuxhit Magjik’ është lëkundur sipas mediave gjermane.
Gjithsesi, kështu nuk mendon trajneri i Përfaqësueses zvicerane, Otmar Hitzfeld e as ish-trajneri i Xherdanit, Heiko Vogel. Dy trajnerët zviceranë e kanë përsëritur për të disatën herë radhazi se Xherdani do të vazhdojë të mbetet te Bayerni me një rol të rëndësishëm në skuadrën e Guardiolas.
Hitzfeld ka theksuar se ajo që ka bërë futbollisti kosovarë në sezonin e tij të parë në Bavari është diçka shumë e madhe (Tribuna).