UBT

Shaqiri: Nuk do të festoja ndaj Kosovës, por nëse kam rast duhet të shënoj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Xherdan Shaqiri ka folur rreth ndeshjes miqësore që Zvicra do ta zhvillojë ndaj Kosovës më 29 mars.

Shaqiri ka thënë se kjo do të jetë një ndeshje emocionuese dhe se mezi po pret ta luaj këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.

“Është një ndeshje miqësore në mes të dy shteteve mike. Është një ndeshje shumë emocionale për shumë lojtarë, jo vetëm për ne që kemi lindur në Kosovë, që janë me rrënjë nga Kosova, por edhe për lojtarët që luajnë për Kosovën që janë rritur në Zvicër. Është një ndeshje emocionale, por edhe shumë miqësore. Mezi pres ta luaj këtë ndeshje kundër Kosovës”, tha futbollisti nga Kosova për emisionin “Sporti Total”.

Fundamenti

30-vjeçari që ka shënuar ndaj Kombëtares së Shqipërisë dhe nuk ka festuar, tha se të njëjtën do ta bëj edhe ndaj Kosovës, në rast se e gjen rrugën për te goli.

“Unë kam respekt për Kosovën dhe Shqipërinë. Sporti është sport dhe si në çdo ndeshje edhe ndaj Kosovës do të jap 100 % nga vetja. Po të kem rast duhet të shënoj, por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën”, tha futbollisti i Chicago Fire.

Xherdan Shaqiri gjithashtu tha se Shqipëria dhe Kosova kanë skuadra të mira dhe se çdo vit po përparojnë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.