ARKATANA

Shaqiri, njeriu që i bëri krenarë miliona shqiptarë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Xherdan Shaqiri i bëri sonte krenar miliona shqiptarë anekënd botës me het-trikun e tij që e dërgoi Zvicrën në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror “Brazili 2014”. Është hera e parë që një shqiptar shënon tre gola në një botëror, e kësaj i shtohet edhe fakti që është hera e parë që shtatë shqiptar marrin pjesën në një botëror (Xhaka, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Xhemajli – Zvicër, Mustafi – Gjermani dhe Januzaj – Belgjikë).

Shaqiri ka hyrë edhe në histori të Zvicrës, pasi që është het-triku i parë një futbollisti që luan për Zvicrën që shënon tri gola në një kampionat botëror.

Djemtë shqiptarë të Zvicrës në disa raste janë quajtur si tradhtar, pasi që nuk e kanë zgjedhur Shqipërinë ta përfaqësojnë, por Zvicrën që i bëri yje. Mirëpo, këta zëra gjithmonë kanë qenë të izoluar, sepse të gjithë këta asnjëherë nuk e kanë mohuar që janë shqiptarë, derisa në veshjet e tyre mbajnë flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Eco Higjiena

Shaqiri në këpucët e tij sa herë që luan e mban edhe flamurin e Kosovës edhe atë të Shqipërisë. Shaqiri në finalen e Ligës së Kampionëve vjet në Londër ku Bayerni i shpall kampion i Evropës, barti gjatë gjithë kohës flamurin e Kosovës në shpinë, duke i treguar botës se prej kahit vjen dhe kush është.

Pra, sonte ata na bënë krenar, na dhuruan emocion dhe na e zbardhën fytyrën.

Në fotografinë që po e shiheni është fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka se bashku me Xherdanin pas fitores së Bayernit të titullit të kampionit të Evropës në Londër. /Indeksonline/