Uji Dea

Shaqiri në top 10 golashënuesit e Botërorit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka hyrë në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë të Kampionatit Botëror që u mbajt në Brazil, ku fitues doli Gjermania. Shqiptari që realizoi hat-trick kundër Hondurasit në kuadër të grupeve, gjendet në mesin e lojtarëve që realizuan më së shumti gola në Botërorin e Brazilit.
Shaqa me tre golat e tij është në pozitën e fundit nga 10 golashënuesit më të mirë.

James Rodriguez i Kolumbisë është konfirmuar si golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2014 me 6 gola të shënuar gjatë kësaj kampanje.

Edhe pse sfiduesit e tij më të afërm, Thomas Muller për Gjermaninë dhe Lionel Messi i Argjentinës zhvilluan nga dy ndeshje më shumë se ai nuk arritën të tejkalojnë kolumbianin.

Uji Dea

Sulmuesi i Monacos ka shënuar 6 golat në 5 ndeshje. Muller dyfishoi golat e tij në Botërore, duke arritur në 10 sosh, por mbetet prapa rekordmenit të ri Miroslav Klose që ka 16 gola.

Lista e plotë e 10 golashënuesve më të mirë të këtij Botërori
6 gola James Rodríguez – Kolumbi
5 gola Thomas Müller – Gjermani
4 gola Lionel Messi – Argjentinë Robin van Persie – Holandë Neymar – Brazil
3 gola André Schürrle – Gjermani Karim Benzema – Francë Arjen Robben – Holandë Enner Valencia – Ekuador Xherdan Shaqiri – Zvicër
© KOHA.net