Shaqiri, në mesin e yjeve të reja të Championsit

Faza e eliminimeve të Ligës së Kampionëve ka filluar të martën, ndërsa në 16 ekipet pjesëmarrëse të së tetës së finales do të bëjnë pjesë edhe disa yje të reja, që po luajnë rol të rëndësishëm për ekipet e tyre.
Uebfaqja gjermane 4-4-2.com e ka publikuar listën e pesë futbollistëve të rinj që konsiderohen si yje të reja të Championsit këtë edicion, derisa pjesë e tyre është edhe futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri, i cili mbron ngjyrat e Bayern Munichut.
Gjiganti Bavarez do të përballet javën tjetër me Arsenalin, në të tetën e finales së këtij evenimenti dhe kjo është mundësia më e mirë për ish futbollistin e Baselit që ta tregojë veten, nëse i jepet rasti.
Në mesin e yjeve të reja të zgjedhura nga uebfaqja gjermane janë: Paul Pogba (Juventus), Marco Verratti (PSG, Danilo (Porto), Isco (Malaga), Jack Wilshere (Arsenal), Alex Oxlade-Chamberlain (Arsenal), David Alaba (Bayern Munich), Mario Gotze (Borussia Dortmund), Stephan El Shaarawy (Milan), Thiago Alcantara (Barcelona), Christian Tello (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid), Phil Jones (Manchester United), Rafael (Manchester United), Danny Welbeck (Manchester United) e të tjerë.