Uji Dea

Shaqiri: Ndaj Argjentinës do të bëjmë çfarëdo që mundemi për fitore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, duke folur për ‘Blick’, ka thënë se është shumë i kënaqur me të arriturat e tij dhe bashkëlojtarëve të tij në përfaqësuesen helvetike.

Zvicra të martën që vjen do të përplaset me Argjentinën në ndeshjen1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.

Mesfushori shqiptar është duke kaluar në një super formë në Botërorin 2014. Ai shënoi hat-trick në fitoren e Zvicrës kundër Hondurasit (3-0).

Shaqiri premton se ekipi zviceran do të japin maksimumin për ta befasuar Argjentinën në sfidën e radhës.

Mobi Casa

“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme dhe përderisa ne nuk jemi favoritë, ne do të bëjmë çfarëdo që të mundemi. Gjithçka është e mundur për ne, nuk i dihet”, ka thënë Shaqiri.

“Kjo ka qenë një ëndërr për ne: Zvicër e vogël në Kupën e Botës. Dhe tani ne jemi në rrethin e 16-të, ne me të vërtet mund të jemi krenarë”, tha ai.

Anëtari i Bayern Munich është i bindur se skuadra e tij do të bëjë më të mirën kundër Argjentinës së Lionel Messit.