Fundamenti

Shaqiri ‘mposht’ Llallanan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri apo Adam Llallana? Tifozët e Liverpoolit e duan kosovarin. Sipas një sondazhi të bërë nga faqja ‘Bleacherreport.com’, Shaqiri kryeson bindshëm ndaj Llallanas.

Ylli i Bayernit të Munichut ka fituar 82.3% të afro 1000 votave, duke e lënë Llallanan prapa me 17.7%. Në anën tjetër, siç shkruajnë mediat tjera angleze, Liverpooli i ka rifilluar bisedimet me Bayernin e Munichut me shpresën që ato do të përfundojnë pozitivisht.

Eco Higjiena

Momentalisht po diskutohet për një shumë prej 16 milionë funteve, të cilën anglezët shpresojnë që ta ulin sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithsesi, e ardhmja e Shaqirit do të vendoset pas Kampionatit Botëror, ku kosovari është reprezentues i Zvicrës.