UBT

Shaqiri mohon zërat e largimit: Kam ardhur për të fituar trofe, vitin e ardhshëm duam Ligën Premier

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Xherdan Shaqiri ka kërkuar që mediat t’i japin fund thashethemeve për largimin e tij nga Liverpooli, pasi ylli shqiptar synon titullin e Ligës Premier me Reds.

27-vjeçari shqiptar u ble nga Reds në verën e vitin 2018, pasi një klauzolë prej 15 milionë eurosh u aktivizua pas rënies nga kategoria të klubit Stoke City.

Jurgen Klopp e mori Shaqirin në skuadër për të shtuar numrin në fazën sulmuese dhe ka përdorur talentin e tij si një opsion mbështetës i treshes Salah-Firmino-Mane.

Mungesa e lojës si titullar ka ndezur thashethemet për interesimin e West Hamit për Shaqirin, por ish- ylli i Bayernit dhe Interit ka hedhur poshtë atë spekulim duke u thënë gazetarëve se te Liverpooli është për të fituar trofe.

“Ky klub duhet të fitojë tituj, dhe fitimi i Ligës së Kampionëve është një fillim i mirë, apo jo?”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

Uji Dea

Shaqiri duke e festuar triumfin në Ligës e Kampionëve (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

“Tani vitin e ardhshëm do të shkojmë përsëri dhe do të përpiqemi të fitojmë Ligën Premier”.

“Kjo është ëndrra ime e madhe, për të fituar Ligën Premier me këtë klub”.

“Luajtëm një sezon të mirë dhe meritonim të fitonim të paktën një trofe. Është e mahnitshme, kemi fituar titullin më të madh në Evropë. Kjo nuk ndodh çdo ditë”.

“Jemi një ekip shumë i mirë dhe punojmë shumë së bashku çdo ditë. Shpresoj se mund të vazhdojmë, ky është vetëm fillimi dhe ne mund të fitojmë shumë tituj”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.