GRANDEMALL

Shaqiri merr me vete vëllanë në Munih!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Munih bashkë me Xherdanin do të shpërngulet edhe vëllai më i ri, Arianiti. “Më duhet për të më përkrahur” thotë ai.

“Unë jam një shtëpiak i përsosur” thotë Xherdan Shaqiri duke iu përgjigjur pyetjeve në një intervistë të gjatë të botuar në sonntags blick. Këtë përgjigje ai e jep pasi që gazetari e pyet se si do t`ia bëjë në Munih ku nuk do ta ketë nënën për t`ia bërë gati ushqimin. Por, në të vërtetë, tregon Xherdani, në Munih atë do ta shoqërojë edhe vëllai më i ri, Arianiti.

Hidromorava

“Më duhet për të më përkrahur” thotë supertalenti. Arianiti, nga ana e tij thotë se do të kërkojë ndonjë punë në Munih por edhe do t`i gjendet pranë vëllait.

Pyetjes nëse i vijnë shumë letra nga vajzat, Xherdani i përgjigjet se korrespondencën ia ka besuar vëllait, Erdinit. “Po, më vijnë ndoshta mesatarisht nga 15 letra në muaj nga femrat. Deri më tash prej tyre nuk kam pasur ndonjë ofertë për martesë por zakonisht i shkruajnë aty numrat e telefonit dhe presin t`i kontaktoj. Natyrisht, nuk u përgjigjem”, thotë ai. Këtë e bën sepse siç thotë 20 vjeçari, “është e vështirë të dihet nëse ato e duan Shaqirin si futbollist të famshëm apo mua si Xherdan”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.