Shaqiri me Liverpoolin e deklasojnë Crvena Zvezdën
Liverpool ka arritur fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve pas humbjes që pati kundër Napolit në ndeshjen e dytë. Ata kanë mposhtur me rezultat bindës Crvena Zvezdën.
Ashtu edhe si është pritur, Liverpooli e ka deklasuar rezultat 3-0 Crvena Zvezdën në ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve.
Liverpool e dominoi këtë ndeshje prej fillimit të pjesës së parë, derisa serbët u munduan që të mbrohen dhe të mos pësojnë shumë gola.
Serinë e golave për Liverpoolin e nisi në minutën e 20’të, Roberto Firmino ndërkaq në pjesën e parë shënoi edhe Mohamed Salah pas një asisti që mori nga Shaqiri.
Në pjesën e dytë Liverpooli prapë ishin më të mirë dhe shënuan shumë shpejt.
Kësaj here ishte Salah që shënoi nga pika e bardhë pasi që Mane u pëngua në zonën e 16 metërshit.
Seria e golave të Liverpool vazhdon dhe në minutën e 80’të shënon prapë Sadio Mane duke rritur rezultatin në 4-0.
Me këtë fitore, Liverpool ngritetnë vendin e parë më 6 pikë, 1 më pak së Napoli që sonte barazoi në Paris kundër Paris Saint-Germain 2-2.
Crvena Zvezda ende nuk e ka shijuar fitore në Ligën e Kampionëve dhe vazhdon të jetë e fundit në grup. /GazetaExpress/


