RCCOLA

Shaqiri më i miri, Xhaka e Mehmedi marrin nota të dobëta

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Tabloidi zviceran Blic, e ka vlerësuar Xherdan Shaqirin me notën maksimale për paraqitjen e treguar ndaj Perusë. Kurse, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi kanë marrë nota të dobëta.

Xherdan Shaqiri është notuar me notën më të lartë (5) nga tabloidi zviceran Blick, për paraqitjen e treguar në ndeshjen miqësore ndaj Perusë, të cilën e fitoi Zvicra me rezultat 2:0.

UBT

Në këtë takim, Shaqiri është inkuadruar në lojë në minutën e 64-të në vend të Granit Xhakës që ishte titullar, derisa gjashtë minuta pa përfunduar takimi shënoi për 2:0.

Kurse, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi (i cili është zëvendësuar në minutë e 87-të) kanë marrë nota të dobëta (3) për paraqitjen e tyre në këtë ndeshje. Ndërsa, Valon Behrami dhe Blerim Xhemjali janë notuar me notën 4.