UBT

Shaqiri mbush sot 21 vjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Tortat më të shijshme të ditëlindjes thotë se zakonisht ia ka përgatitur e ëma. Thotë se shprehja “yll” që ia drejtojnë atij, është paksa e tepruar!

Xherdan Shaqiri ka mbushur sot 21 vjet. Tortat më të shijshme të ditëlindjes thotë se gjithnjë ia ka përgatitur e ëma. Por, është tashmë viti i tretë që ditëlindjen i bie ta festojë jashtë shtëpisë. Kësaj here, në kampin e ushtrimeve, me kombëtaren zvicerane.

Me këtë rast portali blick.ch ka publikuar një intervistë, në te cilën ylli i ri tregon maturi të lartë për moshën e tij.

“Shprehja superstar është pak e tepruar. Natyrisht, Bayerni është me të vërtetë një klub i madh. Mediet zvicerane ndoshta më shohin mua si yll. Por në Munih aktualisht yje janë lojtarët si Ribery, Robben, neuer dhe Gomez”, ka thënë me modesti xhuxhi magjik.

ARKATANA

Shaq tregon edhe për atë se si në një stërvitje kishin ardhur përnjëherë 4000 fansa që kërkonin autografin e tij. “Kisha bukur shumë punë për të bërë, me atë rast”.

Xherdani e pranon se po e aktivizojnë shpesh në lojë pasi që po ndodh vazhdimisht që disa lojtarë po pësojnë lëndime. “Përveç në njërën ndeshje, unë deri më tash kam luajtur në të gjitha”.

Ai e sheh favorite Zvicrën në ndeshjen kundër Norvegjisë, por njëkohësisht thotë se nuk duhet nënçmuar atë.

Dhurata më e mirë që ai ka marrë ndonjëherë per ditëlindje, është një fanellë e ish futbollistit të madh të Brazilit, Ronaldos, në vitin 1998, kur Shaqiri kishte vetëm 7 vjet, thotë Xheerdan Shaqiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.