RCCOLA

Shaqiri mbetet në Liverpool?

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi mund ta shtyjë Liverpoolin t’i mbajë lojtarët aktualë pasi s’ka mundësi të shpenzojë.

Xherdan Shaqiri mund të mbetet në Liverpool edhe për një sezon, përkundër spekulimeve të vazhdueshme për largimin e tij, shkruan Gazeta Express.

28 vjeçari i ka bërë vetëm 10 paraqitje me “Reds” këtë sezon, vetëm gjashtë prej tyre në Premierligë.

Ylli kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Anfield Road” nën drejtimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Mobi Casa

Megjithatë, mediumi britanik “The Athletic” njofton se përfaqësuesi zviceran mund të qëndrojë edhe një vit në Liverpool.

Kjo pasi Të Kuqtë janë prekur financiarisht nga pandemia koronavirus dhe nuk kanë mundësi të shpenzojnë shumë para për transferime.

Vlera e Shaqirit është 30 milionë euro.

Ai ka kontratë me kampionin e freskët anglez deri në vitin 2023. /Gazeta Express/