Eko Higjiena

Shaqiri: Mancini më thirri dhe më bindi për 5 minuta, Interi më dërgoi tek një magjistar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri e ka dhënë një intervistë për mediumin italian “La Gazzetta dello Sport”, përmes së cilit ka folur për eksperiencën që e kishte në Inter.

Ishte një përvojë e shkurtër dhe jo e suksesshme, por ish-përfaqësuesi zviceran ka kujtime të mira nga ajo kohë, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit, Olympique Lyonit dhe Chicago Fire, aktualisht pjesë e klubit të tij të fëmijërisë – Basel, e zbulon edhe bisedën e shkurtër që e kishte me trajnerin e atëhershëm të Zikaltërve, Roberto Mancini.

“Interi po më ndiqte një kohë. Mancini më thirri dhe më bindi për 5 minuta. Më tha se do të isha në qendër të projektit të tij, por ndërkohë nuk luajta shumë. Natyrisht, luajtën rol edhe problemet fizike. Por, duke i lënë anash të gjitha, mendoj se është dashur të më jepej më shumë hapësirë”, e kujton Shaqiri transferimin në Inter në vitin 2015.

Përpos tek “Nerazzurri”, futbollisti ofanziv ka fituar në çdo klub ku ka luajtur.

“Mua më rastisi të luaja në njërin prej Inter në aspektin kualitativ më të varfër në 15 vjetët e fundit. Ishim një skuadër e ndërtuar keq, gabimisht, pa ekuilibër dhe sinqerisht pa yje. Mua më ishte premtuar se do të luaja shumë, por e prisja një kontekst paksa më ndryshe. Nuk kishim kampionë dhe nuk ishim ndërtuar për të fituar”, shton majtaku këmbëshpejtë nga Zhegra e Gjilanit.

HW

“Por, ata që ishin, ishte një grup i mirë, më duhet ta cek. Edhe pse klima nuk ishte gjithnjë e këndshme… ju e dini se çka ndodh kur nuk fitoni shpesh. Por, ne po zbaviteshim. Kaloja shumë kohë me Kuzmanovic, të cilin e njihja nga koha e ekipit të të rinjve të Baselit. Më pas e kujtoj simpatinë për shumë të tjerë: Nagatomo, Juan Jesus, Dodo…”, tha tutje Shaqiri.

Po Mancinit, a do t’i thoshte diçka Shaqiri?

“Që është dashur të më jepte më shumë minuta dhe hapësira (qeshet)… por, kam vlerësim të madh për të si trajner. U takuam edhe me Kombëtaren dhe gjithmonë ka dhënë fjalë të mira për mua”, nënvizoi Shaqiri.

A është e vërtetë që Interi të kishte dërguar për t’u shëruar tek një doktor “i veçantë”?

“Një magjistar (që bën shërim shpirtëror), më shumë se një doktor. Më thanë të shkoja tek ky djalë që bënte mrekulli dhe që e kishte shëruar edhe Ronaldo Fenomenin. Edhe Mancini ma thoshte këtë. Por, ishte një eksperiencë dizastër. Vrapova një orë e gjysmë në pajisje, por nuk mu nevojit asgjë, s’pati efekt”, përfundoi Shaqiri. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.