United Hospital

Shaqiri, lojtari që duhet të përcillet në Euro 2016

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri u prit me interesim të madh në Stoke City. Tifozët e kësaj skuadre u ndanë shumë të kënaqur që ai erdhi, edhe pse u përballë me lëndime dhe kanë pritur sigurisht më shumë.

Megjithatë, tifozët e kësaj skuadre e kanë renditur në mesin e 50-të lojtarëve që duhet të përcillen në Kampionatin Evropian të futbollit, që gjatë verës zhvillohet në Francë, shkruan albinfo.ch.

“Shaqiri shihet si shpresë e madhe për Zvicrën dhe futbollin evropian. Ai ka cilësi, fuqi dhe është i aftë të vendosë një ndeshje. Edhe pse nuk e ka treguar tërë potencial, mbani sytë hapur në të. Ndoshta do të shkëlqejë në Francë. Ai shënoi tre gola ndaj Hondurasit në Kampionatin Botëror në Brazil më 2014. Ai mund të udhëheq ekipin e tij larg në garë”, shkruajnë tifozët për të.

HW

Shaqiri u transferua nga Inter në Stoke City për 12 milionë funte dhe ka treguar se është një lojtar shumë cilësor. “France Football” kështu shkruan për të. “Ai kishte disa paraqitje të mira, sidomos në shkurt dhe mars, kur shënoi gol dhe bëri dy asistime në tri ndeshje radhazi, por më pas ishte i heshtur.

Ai ka shënuar tre gola dhe gjashtë asistime në 25 paraqitje në Premierligë. Ai gjithashtu ishte i lënduar dhe kjo ka ndikuar në paraqitjet e tij”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.