FIDANISHTJA

Shaqiri lë Zvicrën, dëshiron të fokusohet vetëm te Liverpool

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

27 vjeçari ende nuk ka bërë një paraqitje për Reds në Premier Ligë këtë sezon. Xherdan Shaqiri ka vendosur që të mos jetë në ndeshjet e kombëtares se Zvicrës për Euro2020 me qëllim që të fokusohet për ndeshjet me Liverpool.

Zviceranët do të luajnë kundër Irlandës dhe Gjilbertarit javën e ardhshme për t’u kualifikuar në Euro 2020,. Por ata do të jenë pa 27 vjeçarin, i cili ka 82 paraqitje me Zvicrën, transmeton GazetaExpress.

Zvicra ka ftuar kështu sulmuesin Admir Mehmedi dhe Breel Embolo, të cilët munguan në ndeshjet e qershorit të Ligës së Kombeve të UEFA-së dhe në finalen kundër Portugalisë shkaku i lëndimeve.

Stephan Lichtsteiner (FC Augsburg) dhe Michael Lang (Werder Bremen) po ashtu do të mungojnë për shkak të transferëve të tyre.

Shaqiri ka bërë 24 paraqitje në Premier Ligë sezonin e kaluar, që ishte sezoni i parë me Reds pas transferit nga Stoke City.

Këtë sezon, megjithatë, Shaqiri ka pasur vetëm një paraqitje me Liverpool, e cila erdhi në ndeshjen e Community Shield kundër Manchester City në fillim të këtij muaji.

Ai as nuk ishte zëvendësues i Liverpool në tri ndeshjet e para të Premier Ligë, kurse menaxheri Jurgen Klopp ka insistuar që Shaqiri do të këtë një rol për ta luajtur këtë sezon.

“Janë katër javët e para të sezonit, kaq është. Kjo ndoshta është periudha më e vështirë për lojtarët të cilët nuk luajnë”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp të premten.

HW

“Në stërvitje, Shaq nuk ka nevojë të përmirësohet në ndonjë mënyrë nëse ai e mban këtë nivel që ai e ka në këtë moment”.

“Natyrisht, ai mund të përmirësohet si të gjithë të tjerët, por nuk ka nevojë – aui nuk ka për të na treguar aftësi speciale”.

“Ne kemi nevojë për të, ai e di këtë 100 për qind”.

Klopp ka pranuar që Shaqiri nuk është i lumtur me rolin e tij në fillim të sezonit, por ka thënë që sulmuesi zviceran nuk është ndikuar nga kjo gjë në stërvitje.

“A është ai lojtari më i lumtur në skuadër? Nuk mendoj kështu. A e shoh unë këtë në fushë të stërvitjeve? Jo”.

“Ai është në gjendje të mirë, stërvitet fort, bën atë çfarë duhet të bëj dhe është i gatshëm për momentin kur kemi nevojë që të na ndihmojë në fushë”.

Liverpool ka fituar tri nga tri ndeshjet e para të tyre këtë sezon dhe mund ta bëj fitoren e katërt kur të shtunën do të përballet me Burnley

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.