United Hospital

Shaqiri lë të hapur mundësinë që të luajë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Pak ditë pasi ai dhe Zvicra mposhtën Shqipërinë në ndeshjen e parë të Euro 2016, mediat zvicerane raportojnë se Shaqiri nuk ka dhënë përgjigje definitive për të ardhmen e tij sa i përket kombëtareve.

Sipas “Bluewin” dhe “20min”, Shaqiri ka lënë gjithçka të hapur kur është pyetur për të ardhmen e tij.

Kjo është një pjesë e intervistës e botuar në mediat zvicerane:

Uji Dea

Gazetari: Granit Xhaka ka zgjedhur të luajë gjithmonë për Zvicrën, ndërsa Kosovës i është lejuar të luajë ndeshje zyrtare. Është koha që të marrim një qëndrim të qartë nga ju?

Shaqiri: Po ua kthej me pyetje: Si do të përgjigjeshit ju nëse trajneri i Kosovës ju thërret dhe ju thotë se ju jeni kapiteni i ardhshëm i Kosovës?

Gazetari: Pra çështja mbetet e hapur?

Shaqiri: Nuk kam marrë një thirrje të tillë. Ende nuk kam vendosur asgjë. Jam i fokusuar në Euro. Jam duke e veshur fanellën e Zvicrës. Do të jap gjithçka për ekipin e Zvicrës, siç kam bërë gjithmonë. Nuk kam çfarë të bëj më shumë, apo jo?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.