Shaqiri lë prapa lëndimin, gati të kthehet në fushë
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, pritet shpejtë t’i bashkohet Liverpoolit në stërvitje.
Shaqiri është pranë kthimit, pasi ka kuruar lëndimin që e mbajti jashtë fushës në dy ndeshjet e kaluara në Premier League të Anglisë.
Lajmin për kthimin e shpejtë të Shaqirit dhe të tjerëve të lënduar, e ka bërë të ditur trajneri Jurgen Klopp.Ai ka thënë se kthimi i Shaqirit është i shpejtë, por jo aq sa për t’u paraqitur në ndeshjen që Liverpooli e luan të martën kundër Ajaxit, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Shaqiri viteve të fundit ka munduar në disa faza shkaku i lëndimeve.Këtë edicion ka luajtur pesë ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me një gol dhe një asistim./eo/