UBT

Shaqiri, kyç te Zvicra

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Xherdan Shaqiri në kualifikime kishte katër gola dhe pesë asistime, duke qenë vendimtar.

Në vazhdën e analizave për Kampionatin Evropian, një të tillë e ka bërë edhe ‘Goal.com’, duke analizuar Përfaqësuesen e Zvicrës, ku theksohet se futbollisti kryesor është Xherdan Shaqiri, i cili gjatë kualifikimeve shënoi katër gola, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri në kualifikime kishte katër gola dhe pesë asistime, duke qenë vendimtar, derisa edicionin që sapo përfundoi luajti për Stoke City, ku kishte paraqitje të mira, por edhe lëndime.

Zvicra po ka probleme me sulmues. Josip Drmiq do të mungojë për shkak të lëndimit, kurse Haris Seferoviq kishte një edicion të dobët në Eintracht Frankfurt.

Uji Dea

Shumë do të varet nga Breel Embolo i Baselit, futbollisti i ri nga i cili pritet shumë. Një problem tjetër edhe mbrojtja, pasi Johan Djourou dhe Fabian Schar janë përballur me problem, kurse Timm Klose nuk ka arritur të rikuperohet. Philippe Senderos u la jashtë listës pas ndeshjes së dobët ndaj Belgjikës.

Granit Xhaka i cili kaloi në Arsenal për 45 milionë euro, është një yll në rritje në dy vitet e fundit dhe së bashku me Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin e formojnë mesfushën perfekte.

Xhaka pritet të jetë lider i zviceranëve dhe këtë e ka pranuar edhe ai. Zvicra ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Shqipërisë, një ndeshje emocionuese ku do të ndeshen edhe dy vëllezërit, Granit dhe Taulant Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.