Eko Higjiena

Shaqiri: Koha ime tek do të vijë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“FC Bayerni është një skuadër e klasit botëror dhe te ne ka lojtarë shumë të mirë, që mbeten të shikojnë ndeshet nga bankinat”

Ka kohë që nuk keni lexuar gjë për Shaqirin? Epo me arsye: ai ka qenë deri para dy ditësh në pushimet e merituara. Ndërsa dje, e diele, ylli i futbollit ka qenë mysafir në fundjavën finale të Coca-Cola Junior League në Schwamendingen të Cyrihut.

Krahas kënaqësisë që u ka dhënë fëmijëve dhe të rinjve, duke u fotografuar me ta dhe duke u dhënë autografe, ylli i madh i Bajernit të Munihut u është përgjigjur pyetjeve të lexuesve të faqes së facebook-ut të blick.

Atij i janë drejtuar petje nga më të ndryshmet. “A jeni takuar me Pep Guardolën”, ka qenë njëra ndër pyetjet, të cilës Xherdani i është përgjigjur me “ende jo. Të mërkurën do ta kemi stërvitjen e parë me të”.

Hidromorava

Ndërsa i pyetur nëse do të parapëlqente të ndërronte FC Baysenin në rast se nuk e siguron aty vendin në ekipin e parë, ai thotë se ndjehet mirë në FC Bayern.

“Unë kam luajtur mjaft gjatë këtij sezoni të parë. Kam qenë në mesin e 14 lojtarëve të rregullt. Natyrisht, futbollisti dëshiron të luajë gjithmonë dhe unë përpiqem për këtë. Koha ime tek do të vijë. Ne jemi një skuadër e klasit botëror dhe te ne ka lojtarë shumë të mirë, që mbeten të shikojnë ndeshet nga bankinat”.

Natyrisht, nuk ka munguar edhe pyetja standarde për yjet: “a keni të dashur?”. Shaqiri ka thënë se ende është beqar dhe se është mjaft mirë kështu si është “por kurrë nuk dihet se çfarë sjellë e ardhmja”./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.