Eko Higjiena

Shaqiri ka vendosur të qëndrojë te Liverpooli dhe të luajë një rol kyç në skemat e Jurgen Kloppit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Xherdan Shaqiri ishte shumë afër që të largohej nga Liverpooli në afatin kalimtar veror, derisa nuk e kishte përjashtuar largimin as në afatin kalimtar të janarit të vitit 2021.

Por, siç duket anësori shqiptar ka arritur që të bind Jurgen Kloppin se mund të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për në këtë edicion.

Këtë gjë më së miri e tregoi kur Liverpooli ishte duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj West Ham United në fundjavën e kaluar, derisa Shaqiri u fut në lojë, duke dhuruar një asistim magjik për Diogo Jotan.

Eco Higjiena

Sipas asaj që raporton Daily Mail, trajneri gjerman ka mbajtur një takim me lojtarin me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit dhe i ka bërë me dije se llogaritë në shërbimet e tij.

“Shaq ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në një periudhë shumë të vështirë për ne, dhe ai është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Shaq është një lojtar që ka cilësi shumë të mira ën sulm. Ai ka luajtur për ne si një 8-sh ën fushë, në krah të sulmit dhe si një 10, ashtu siç bëri ndaj West Hamit. Ai mund të luajë në disa pozicione”, ka shtuar më tej trajneri i The Reds. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.