Fundamenti

Shaqiri: Jam i mërizitur, nuk e kam takuar familjen tash e gjashtë muaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka thënë se mungesa e tifozëve në tribuna ka bërë që skuadra të ketë sezon të dobët.

Në një intervistë për Sky ai E pranoi se është shumë i trishtuar edhe në jetën e tij private, pasi ka kohë pa e parë familjen.

“Skuadrat më të vogla e kanë më të lehtë të vijnë në Anfield kur nuk ka tifozë”.

“Të gjithë e dinë se sa shumë tifozët na çojnë përpara dhe kemi pasur një numër dëmtimesh që kanë ndikuar në ndeshje më të dobëta”, deklaroi Shaqiri.

United Hospital

Përveç faktit që klubi i tij nuk po bën mirë këtë sezon, Shaqiri e pranon se për shkak të pandemisë së coronavirusit dhe kufizimeve të udhëtimit, ai nuk e ka parë familjen e tij për gjashtë muaj.

“Nuk e kam parë familjen time për pesë apo gjashtë muaj. Nuk është e lehtë për mua sepse jam shumë i afër me ta”.

“Mezi pres t’i shoh përsëri, kështu që shpresoj që gjërat të bëhen më mirë së shpejti”, ka thënë Shaqiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.